
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, përmes një postimi kanë dhënë mbështetje ndaj organizimin e aktiviteteve të degës së kësaj organizate në Amerikë dhe në mërgatë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.
Siç thekson edhe OVL’ja, aktivitetet do zhvillohen me 12 dhe 16 shtator.
‘’OVL UÇK mbështet organizimin e aktiviteteve të Degës së saj në Amerikë dhe të mërgatës sonë, të cilat do të zhvillohen më 12 dhe 16 shtator, në mbështetje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë, në këtë fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor dhe në pritje të vendimit përfundimtar’’, thuhet nga OVL.