Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Kosova nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm

Gazeta10
09 September 2026 - 17:15

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ato e kanë forcuar qëndrimin e tij dhe të pesë deputetëve të tjerë të LDK-së për të mos e mbështetur propozimin e Vetëvendosjes për President.

Hoti ka deklaruar se vota kundër këtij propozimi lidhet me, siç e quan ai, mënyrën e qeverisjes dhe qasjen ndaj shtetit.

“Zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës e bënë edhe më të qartë pse ne, gjashtë deputetët e LDK-së, i kemi thënë ‘JO’ propozimit të VV-së për President”, ka shkruar Hoti.

Ai ka kritikuar ashpër, pa e përmendur me emër, personin të cilit i referohet, duke thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet të varen nga vullneti i një individi.

“Republika e Kosovës nuk mund të vendoset nën diktatin e një njeriu të papërgjegjshëm, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për sakrificën e brezave mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë”, ka shkruar Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.