
Qëndrim Arifi nga INPO tha në Prime Time se Qeveria e Kosovës ka ndikuar direkt në neglizhencën dhe pamundësinë që Komunat t’i implementojnë projektet e tyre, shkruan Gazeta10.
Derisa ka kritikuar ndarjet buxhetore për Komunat, ai ka thënë se një ndasi në komunat ku udhëhiqen nga VV-ja, nuk do të duhej të bëhej pasi të gjitha Komunat janë gjeneratori kryesor i zhvillimit në nivel të Republikës së Kosovës.
“Është e pamundur që paratë e mbledhura qoftë për një vit apo 10 vite, nuk mund të tjetërsohen këto mjete, sepse janë të hyra vetanake. Kjo është një vjedhje e komunave nga niveli qendror. Në Asnjë mënyrë nuk mund të marrë epilog ligjor, nëse sfidohet ky Ligj, komunat do të trumfojnë karshi këtyre”, tha Arifi në Prime Time.
Sipas tij, një shumicë e madhe e mjeteve buxhetore, shpesh grumbullohen nga neglizhenca apo pengesat që shfaqen nga niveli qendror.
“Vetëm këtë vit, dhe vitin paraprak, për 16 muaj OSHP ka mbetur pa Bord. Fajtor ka qenë niveli qendror”, ka shtuar tutje Arifi./Gazeta10