
Shqiprim Arifi, ish-kryetari i Komunës së Preshevës, ka komentuar përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Luginës së Preshevës, të cilat do të mbahen të dielën e 2 qershorit 2024.
Arifi ka drejtuar akuza të rënda ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke theksuar se kandidatët në Preshevë janë të paguar me ‘para’ nga Kurti dhe po i kërcënojnë qytetarët, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Arifi ka thënë se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhje e ka dëmtuar Preshevën.
Ai ka thënë se pas shkarkimit nga pozita e kryetarit të Preshevës, zëvendësimi i tij është bërë me njeriun e Vetëvendosjes.
“Pas shkaktimit tim nga Vuçiqi në vendin tim ka ardhë njeriu i Vetëvendosjes”, ka thënë Arifi. /Gazeta10/