
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se është e çuditshme që është injoruar për vizitë kjo komunë, por jo edhe pashpjegueshme.
Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës është e kidnapuar nga ideja e Liburn Aliut se si duhet të udhëhiqet Lugina e Preshevës, raporton Gazeta10.
“Për mua dhe nga perspektiva e Luginës së Presheveës, Qeveria e Kosovës është e kidnapuar nga Liburn Aliu dhe vetëvendosja e tij, do të thotë, nga ideja e tij se si duhet të udhëhiqet VV në Luginë të Preshevës. Kjo ka ndodhë për shkak se as unë as partneri im koalicionar nuk i jemi bërë skllavë VV-së, dhe doraputhës së dorës së tij. Për mendimin tim, e kanë instrumentalizuar komplet Albin Kurtin – i cili më herët e ka pasë një marrëdhënie të mirë me mua, e më nuk e ka”, ka thënë Arifi në Prime Time./Gazeta10