Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arjeta Mjeku nga KRU- Prishtina flet për furnizimin me ujë në Prishtinë (VIDEO)

Gazeta10
07 September 2022 - 8:41

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” Arjeta Mjeku nga KRU Prishtina ka folur për gjedjen me furinizim me ujë në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Mjeku ka thënë se furnizimi me ujë është më i mirë për shkak ka rënë keqpërdoeimi i ujit.

“Furnizimi si të bien temperaturat është më i mirë për shkak se ulet edhe keqpërdorimi i ujit në zonat e shërbimit. Nivelin e ujit në Liqenin e Batllavës e kemi minus 4 metra nën nivelin maksimal”, ka thënë ajo.

Tutje, Mjeku ka thënë se është duke u punuar me kapacitetet maksimale në të trija impiantet e ujit.

“Në të tria impiantet e trajtimit të ujit jemi duke punuar me kapacitetet maksimale si nga Batllava, Badovci dhe Shkabaj”, ka thënë tutje ajo.

Mjeku ka thënë se ujësjellësi intervenon secilën ditë për të pasur një funksionim më të mirë dhe se për këto intervenime e njofton edhe publikun.

“Realisht ne intervenojmë cdo ditë në sistemin e rrjetit të ujësjellësit e mirëmbajmë rrjetin e ujësjellësit për një funksionim më të mirëfilltë dhe të gjitha këto punime i publikojmë në ëebfaqen e kompanisë në Facebook që qytetarët të jenë të njoftuar se në cilat rrugë cdo ditë ekipet e ujësjellësit do të intervenojnë”, ka thënë ajo. / Gazeta10

https://youtu.be/Vy8DnNXVOIw

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.