
Një muaj më parë Armando Broja kishte rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2028 por aludimet e para ishin se blutë i ofruan zgjatje kontrate me të vetmin qëllim që ta shesin me një çmim të lartë në një të ardhme të afërt, por këtyre zërave ju dha përgjigje vet sulmuesi nga Tropoja.
“Një marrëveshje e re dhe e gjatë kontraktuale me Chelsea është një mundësi e madhe për mua dhe familjen time. Ky është klubi ku kam lindur. Unë dua të vazhdoj të përpiqem të përmirësoj veten si person dhe si lojtar. Dhe nuk ka asnjë klub tjetër më të mirë se Chelsea për të mësuar”-tha ai.
Armando Broja këtë sezon me Chelsean më shumë po luan nga pozita e lojtarit të pankinës, duke pasur në dispozicion vetëm disa minuta të fundit të ndeshjeve.