Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Armë, drogë e jelek ushtarak”/ Policia jep detaje të reja për gjuajtjen me kallashnikov te Bregu i Diellit

Gazeta10
14 June 2024 - 10:31

Një konflikt i mëhershëm mes palëve dyshohet se ishte motiv i të shtënave me armë zjarri të enjten mbrëma, te banesat e bardha në lagjen Bregu i Diellit 2 në Prishtinë. Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit dhe detajet që lidhen me sherrin që eskaloi në përdorim të armës – teksa sot Policia ka dhënë detaje të reja.

Policia ka konfirmuar se i dyshuari është duke u kërkuar, ndërkohë që janë sekuestruar 19 gëzhoja, fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor.”

Siç raportoi Sinjali, personi që po dyshohet për përfshirje në këtë rast Harbin Vitija, ka të kaluar kriminale dhe njihet si ‘Plaki i Bregut’.

Ai po dyshohet për therjen me thikë të një të mituri të mërkurën, pikërisht në zonën ku ndodhi edhe mbrëmë incidenti. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti i mbrëmshëm është vazhdimësi e një konflikti të mëhershëm, pasi palët kanë pasur probleme edhe më herët – por jo direkt me viktimën e sherrit të sotshëm.

Një banor në atë zonë ka rrëfyer për Sinjalin se kanë dëgjuar “minimum 10 herë të shtëna” duke e trazuar gjithë lagjen. Sipas tij, dyshohet se ka pasur një konfrontim në mes dy grupeve.

Lidhur me rastin, ka folur edhe kryeprokurori Zejnullah Gashi.

Për të dyshuarit, Gashi thotë se janë të njohur për policinë, si dhe janë në kërkim.

Tutje, ai e konfirmohet se konflikti me armë zjarri erdhi pas një mosmarrëveshjeje një ditë më herët mes të të dyshuarve.

Po ashtu, kryeprokurori shton, se gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarave, janë gjetur prova të rëndësishme.

“Këtu jemi në vendin e ngjarjes për arsye se ka ndodhur gjuajtje me armë mes dy grupeve, siç u informua edhe më parë opinioni publik. Janë dy persona të dyshuar të cilët pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur  një ditë më parë, ata sot kanë gjuajtur mes vete. Nuk ka të lënduar përpos një gërvishtje të një fqinje aty nga plumbi rikoshet. Përndryshe personat e dyshuar janë të njoftuar për Policinë e Kosovës, janë recidivistë. Ne kemi të gjitha provat. Gjatë bastisjes në kemi arritur ta kapim disa dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska dhe sasi narkotike. Hetimet janë duke vazhduar. Personat janë në kërkim”, tha Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.