
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Isniqit, duke e cilësuar atë si vend të vlerave, traditës dhe atdhedashurisë.
Në një deklaratë publike, Zemaj theksoi se Isniqi përfaqëson përkushtimin ndaj lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar, duke shtuar se ky lokalitet ka qenë dhe vazhdon të mbetet simbol i unitetit, punës dhe dinjitetit qytetar.
“Isniqi i LDK-së, Isniqi i vlerave dhe i traditës, Isniqi i atdhetarëve të kombit, Isniqi i përkushtimit ndaj lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar. Isniqi ka qenë dhe mbetet simbol i unitetit, punës dhe dinjitetit qytetar”, ka deklaruar Zemaj.
Ai gjithashtu ka theksuar se qytetarët e Isniqit vazhdojnë të besojnë në qeverisjen e udhëhequr nga LDK-ja, duke e konsideruar këtë mbështetje si dëshmi të besimit në vlerat dhe vizionin politik të partisë.