
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv në intervistën e dhënë eksluzivisht për emisionin “Gazeta” të Kanal10, u shpreh e lumtur me vendimin e presidentit Trump për armëpushim në konfliktin Iran-Izrael.
Sipas ambasadores Ziv ky vendim ndikon në ruajtjen e sigurisë globale, ndonëse thotë se nuk u respektua nga ana iraniane.
“Epo, e dini, të gjithë u gëzuam shumë kur Presidenti Trump shpalli armëpushimin, i cili supozohej të hynte në fuqi në orën 7 të mëngjesit sot në Izrael. Por, për fat të keq, rreth tre orë më vonë, dy raketa u lëshuan nga Irani drejt veriut të Izraelit. Pra, duket se iranianët nuk po e respektojnë marrëveshjen për armëpushim dhe duan të vazhdojnë me operacione të tjera shtesë”, deklaroi ajo.
Ziv teksa fliste mbi gjendjen aktuale në Lindjen e Mesme, deklaroi reagimi I Izraelit ndaj Iranit u bë për dy arsye:
“ShBA mori një rol udhëheqës global me vendimin për të ndërhyrë dhe për të bombarduar tre objektet bërthamore. Mendoj se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që ndihmuan Izraelin në ruajtjen e sigurisë së tij, por gjithashtu bënë një punë të jashtëzakonshme në përmirësimin e sigurisë globale. Irani është një kërcënim. Është një rrezik, jo vetëm për Izraelin, por për gjithë botën e lirë. Siç ndoshta edhe e dini, ne kishim dy qëllime kur nisëm këtë operacion. Një prej tyre ishte të eliminohej rreziku i krijimit të një arme bërthamore dhe mundësia që ajo të përdorej kundër Izraelit. Dhe çështja e dytë, jashtëzakonisht e rrezikshme ishte kërcënimi nga raketat balistike, sepse Irani ka një sasi shumë të madhe raketash balistike, jashtëzakonisht të mëdha, të rrezikshme dhe të sakta”.
“Kemi parë pasojat e sulmeve me raketa këtu në Izrael, me shkatërrimin e tmerrshëm që shkakton secila prej tyre. Kështu që të kesh një program kaq të madh, me mijëra raketa që planifikonin ti prodhonin, dhe mijëra që tashmë i kanë, do të thotë se eliminimi i këtij kërcënimi ka ndihmuar në ecurinë drejt një bote më të sigurt — sepse këto raketa balistike nuk mbërrijnë vetëm në Izrael. Ato kanë një rreze veprimi prej 4 mijë kilometrash, që do të thotë se mbulojnë gjithë territorin e Evropës. Dhe me të vërtetë mund të shtrohet pyetja: pse regjimi iranian vendos të zhvillojë raketa balistike me një rreze prej 4 mijë kilometrash tona tregojnë se këto raketa janë lëshuar nga Irani. Por le të shpresojmë që kjo situatë ende mund të rikthehet, dhe të arrijmë ta zbatojmë sërish një armëpushim”.