Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrest shtëpiak për katër të rinjtë serbë që dyshohet se sulmuan policët në veri

Gazeta10
11 September 2024 - 19:55

Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar avokati Shyqyri Syla, i cili tha se të rinjtë në seancën dëgjimore kanë kërkuar falje dhe se “kanë pranuar se i kanë fyer policët por jo që i kanë sulmuar”.

Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Pas mbajtjes së seancës dëgjimore që zgjati bukur shumë, gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.  Kanë kërkuar falje dhe kanë pranuar se i kanë fyer policët por jo që i kanë sulmuar fizikisht”, tha Syla

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.