
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e gjashtë serbëve në veri.
Ai tha se Policia e Kosovës në momentin që ka hasur në këta persona është merrur me rastin, raporton Gazeta10.
“Janë arrestuar gjashtë persona të dehur, policia si e ka vërejtur situatën ka reaguar menjëherë, që të gjithë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, katër nga këta përsona janë liruar ndërsa dy prej tyre janë duke u mbajtur në paraburgim 30 ditor”, tha ai për Kanal10.
Elshani shton se është rritur besimi në Policinë e Kosovës, për ti raportuar rastet nga qytetarët e veriut.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10