
Shefi i asambleistve të VV-së në Komunën e Prishtinë, Gëzim Svela duke komentuar arrestimet e fundit në Komunën e Prishtinës ka thënë se bëhet fjalhet fjalë për një çështje shumë të ndieshme dhe se bëhet fjalë për një hierarki të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sa i përket zyrtarëve të QPS-së Sveçla tha ata akuzohen edhe për rastin e 11 vjeçares e ku sipas tij mbikëqyres të saj QPS e kishte caktuar një zyrtar të pa licencuar.
Ai po ashtu tha që sipas deklaratave të Rrjetit të Grave të Kosovës, viktima ishte dhunuar edhe gjatë kohës sa ka qenë në QPS.
Sveçla ka kërkuar nga prokuroria që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
“Në vlugun e këtyre punësimeve janë larguar 5 persona të VV-së nga komuna”, tha Sveçla.
Sipas tij edhe në NPB janë punësuar rreth 30 persona nga PDK-ja. /Gazeta10/