
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka dhënë detaje lidhur me incidentet që ndodhin para gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Shkupit dhe Levskit, e cila u zhvillua mbrëmë në kuadër të rundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Në njoftim bëhet e ditur se janë arrestuar 19 tifozë nga Bullgaria, ku tetë prej tyre ishin për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, dy për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë dhe nëntë të tjerë për sjellje agresive ndaj policëve.
Pasi ka dokumentuar rastet, MPB-ja ka njoftuar se ndaj tifozëve që do pasojnë kallëzimet adekuate.
Po ashtu, janë ndaluar edhe dy tifozë të Shkupit për shkak të prishjes së rendit e qetësisë publike, si dhe për përleshje fizike.
Ndërkohë, sa i përket sulmit fizik ndaj tifozëve bullgarë, ku njëri prej tyre ka pësuar dhe është shtruar në spital ku është në gjendje stabile, tashmë janë identifikuar sulmuesit e tyre ndaj të cilëve do të dorëzohen kallëzimet penale.
Shkupi e humbi ndeshjen e parë në shtëpi nga Levski me rezultatin 2:0.