Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohen dy aktivist të PSD-së, Molliqaj: Tendencë për disiplinim të kundërshtarëve

Gazeta10
16 November 2023 - 23:12

Pas aktivitetit të PSD-së që u mbajt sot teksa kryeministri Kurti nisi fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana”, ku u arrestua aktivistja e kësaj partie, Donjeta Demolli, tashmë është prangosur edhe Gëzon Kastrati.

Kështu ka bërë me dije kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili tha se kjo është tendencë për disiplinim të kundërshtarëve.

“Policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati. Përderisa përfunduam aksionin sonte me sukses, përveç Donjetës, policia arrestoi edhe aktivistin Gëzon Kastrati pa asnjë paralajmërim përderisa ishte në një nga rrugët afër stacionit policor”, shkroi ai në Facebook.

“Nuk kemi si ta shohim ndryshe përpos si tendencë për disiplinim të kundërshtarëve. Tash që Zajednica po përparon, kundërshtarët po tentojnë t’i heshtin. Nuk do t’ia dalin” – shkruan ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.