Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy persona pasi u prezantuan si policë dhe ndaluan një veturë

Gazeta10
14 October 2022 - 10:19

Dy persona në Fushë Kosovë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “prezantim i rremë”.

Policia njofton se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si policë të cilët i kanë kërkuar dokumentet personale, raporton Gazeta10.

Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.