Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik, sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe dhjetë vetura

Gazeta10
03 Maj 2026 - 13:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve  Kibernetike, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Në një njoftim për media, nga kjo prokurori është thënë se një ditë më parë ka realizuar bastisje në pesë lokacione të ndryshme.

Bastisjet janë zhvilluar në dy lokacione në fshatin Samadraxhë, Komuna e Suharekës, si dhe në tri  lokacione në qytetin e Prishtinës.

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 48.350 euro para të gatshme, dhjetë (10) vetura me vlerë të përgjithshme rreth një (1) million euro, si dhe pajisje elektronike, që pritet të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë, derisa në njoftim thuhet se autoritetet e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Brenda afatit ligjor, sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.