Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy persona të dyshuar për ryshfet, njëri zyrtar i ATK-së

Gazeta10
24 April 2024 - 19:46

Janë arrestuar dy persona si të dyshuar për veprat penale “Dhënia e ryshfetit dhe marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, raporton gazeta10.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ku gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në terminalin Doganor në Mitrovicë dyshohet se nga një qytetar/palë në procedurë ka pranuar një shumë të hollash.

Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur më tej se i dyshuari mashkull me qëllim të lehtësimit të procedurave të kontrollit, i kishte ofruar para të gatshme zyrtarit të ATK-së të cilat i janë gjetur në xhepin e tij dhe të njëjtat i janë sekuestruar përkohësisht si provë materiale relevante për veprën penale. /Gazeta10/

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.