Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arrestohen dy personat që e kërcënuan kryetarin e Prizrenit

Gazeta10
25 January 2023 - 10:03

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është kërcënuar nga një i dyshuar të martën mbrëma.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas policisë, kërcënim ndaj Totajt është për shkak se i dyshuari ishte i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

Prona e tij sipas policisë ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren.

“Dje me date 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari I Komunës së Prizrenit ka raportuar se reth orës 20:00 eshte kanos nga nje I dyshuar, I dyshuari I pare ka percjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali I ankuesit. Ankuesi është Kanos nga I dyshuar pasi që ai është I pakënaqur me vlersimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren.” – ka thënë Bytyqi për Gazeta10.

Më tej, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë.” – ka bërë të ditur ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.