
Të dyshuarit : A.M. i moshës 40-vjeçar dhe A.Q. e moshës 24-vjeçare dyshohet se gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 2024 kanë vjedhur para të gatshme në disa lokale të qytetit të Ferizajt:
Me datën 31.07.2024 në një lokal në rrugën ‘’Drtion Islami’’ në Ferizaj dyshohet se kanë vjedhur 1050 euro.Me datën 02.08.2024 në një lokal në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në Ferizaj, dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme 150 euro.Me datën 02.08.2024, në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj , dyshohet se kanë vjedhur para të gatshme 60 euro, pije të ndryshme dhe cigare.Me datën 03.08.2024, në një lokal në rrugën ‘’Cen Dugolli’’ në Ferizaj, dyshohet se kishin vjedhur para të gatshme 100 euro.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se hetuesit policorë janë duke i përpunuar të dhënat tjera, ngaqë dyshohen edhe për vjedhje tjera në periudha të ndryshme.