
Tre burra janë arrestuar pasi qe janë përleshur fizikisht në mes vete në Podujevë, gjatë rrahjes ata kanë përdorur një armë zjarr dhe një mjet të mprehtë bujqësor.
Sipas raportit policor, si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.
‘’Podujevë 05.07.2023-12:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor’’, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10