Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Gazeta10
24 September 2026 - 19:20

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili ishte dënuar me katër vjet burgim.

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët e Stacionit Veriu në Prishtinë kanë realizuar të enjten arrestimin e të kërkuarit.

I arrestuari, B.A., 42 vjeç, ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim, të shqiptuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, 42-vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.