
Një person është arrestuar në Gjilan, të hënën, nën dyshimin se e ka dhunuar një grua.
Ka qenë kjo e fundit e cila e ka raportuar rastin në polici.
Sipas njoftimit të forcave të rendit, ankuesja ka deklaruar se vepra ndaj saj është kryer para dy – tre muajve, derisa ishte në shtëpinë e të dyshuarit.
Gruaja ka thënë se ky i fundit, pa dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Pas denoncimit, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin.
Ai është intervistuar lidhur me pretendimet e ngritura ndaj tij, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ky rast është cilësuar dhe po hetohet si dhunim.