Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Arrestohet Donald Trump, i pari president që përballet me çështje penale në SHBA

Gazeta10
04 April 2023 - 20:00

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është arrestuar.

CNN ka raportuar se tanimë Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.

Raportohet se ish-presidentit amerikan do t’i merren shenjat e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, ndonëse është e paqartë nëse do t’i bëhet edhe një fotografi.

Pas kësaj ai do të sillet në sallën e gjykatës.

Sipas CNN, ai nuk do të paraqitet me duar të lidhura, por do të jetë nën mbrojtjen konstante të forcave të rendit. 

Ish presidenti pritet të njihet sot me akuzat që kanë të bëjnë me mosdeklarimin e pagesës prej 130 mijë $ të bërë në vitin 2016 për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, në këmbim të aferës seksuale që dyshohet se ka pasur me të në 2006-ën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.