
Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, kjo për shkak të dyshimit se ka kryer disa vepra penale si; “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Prokuroria ka bërë të ditur se sot Kransiqit i janë bastisur zyreja në Prishtinë dhe dy banesa, për të gjetur dëshmi të cilat kanë të bëjnë me veprat penale për të cilat ai dyshohet, shkruan Gazeta10.
“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Gazeta10