
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Sektori FAST, pas pranimit të informatave në rruge operative, sot në Prishtinë kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, F.R shtetas Gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.
Personi i arrestuar, kërkohej për veprën penale ‘’Trafikim i paligjshëm i substancave narkotike’’ e dënueshme sipas ‘Kodit Penal Gjerman’, njofton policia.
“Me aktvendim të Prokurorit Kujdestar nga Prokuroria Themelore, personit të lartcekur ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa rasti vijon të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në koordinim me autoritetet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.