
Vullnet Bugaqku nga KDI ka folur rreth nominimit të Zejnullah Gashit nga KPK-ja për Kryeprokuror të Shtetit, ku tashmë Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka dërguar emrin e tij për dekretim në Presidencë.
Bugaçki duke folur në GAZETA me Aferdita Lukaj në Kanal 10 tha se kjo procedurë e zgjedhjes nga KPK-ja ka qenë mjaft transparente dhe në nivelin e duhur.
“Si procedurë edhe sot kemi reaguar si organizata që e monitorojmë procesin dhe e kemi vlerësuar si një proces korrekt”, tha ai duke i bërë thirrje Presidencës që ta dekretoj kandidatin e propozuar.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZET10