Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet ferizajasi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

Gazeta10
13 October 2023 - 15:30

Gjatë ditës së djeshme, policia në Ferizaj ka arrestuar një 26-vjeçar me inicialet B.C. i cili ishte në kërkim si i dënuar për veprat penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion’’ me dënim burgimi prej  2 vite e 6 muaj, dhe ” Dhunë në familje” me dënim me burg prej 20 ditëve.

“I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.