Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet i dyshuari për kanosjen e prokurorit, Policia thotë se kishte të veshur antiplumb

Gazeta10
05 Korrik 2024 - 10:14

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Prishtinë, meqë i njëjti nuk e kishte liruar zyrën e prokurorit dhe e kishte kanosur me fjalë të njëjtin.

Gjatë kontrollit trupor, Policia njofton se i njëjti kishte të veshur një antiplumb.

 “KANOSJE- Prokuroria Themelore Prishtinë 04.07.2024-10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.