Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë

Gazeta10
28 May 2026 - 20:03

Policia e Kosovës ka njoftuar për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e djeshme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë ku mbeti i vrarë, Agron Hajdari.

I dyshuari që ishtë në kërkim të Policisë së Kosovës është kapur nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, është siguruar prezenca e personit të dyshuar: – A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës. I dyshuari ka qenë në kërkim nga ana e policisë, për rastin e vrasjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.