Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një logoped të dyshuar për dhunë fizike ndaj një vajze të mitur në Podujevë.
Rasti është raportuar të shtunën nga nëna e viktimës, ku sipas saj logopedi e ka kapur për flokësh vajzën e saj duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Podujevë 12.08.2023-11:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar policia./Gazeta10