Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje

Gazeta10
18 July 2026 - 18:52

Një 14-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia zvicerane, si i dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Aargaut, pak pas orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, një banor njoftoi policinë se kishte vërejtur një person të panjohur brenda një dhome të banesës së tij, dhe menjëherë u largua në drejtim të Altenburgut.

Menjëherë pas njoftimit, disa patrulla të Policisë Rajonale Wettingen-Limmattal dhe Policisë Kantonale të Aargaut u angazhuan në terren dhe nisën kërkimin për të dyshuarin.

Gjatë operacionit të kërkimit, një patrullë e Policisë Kantonale të Aargaut gjeti një person të fshehur në shkurre në rrugën Etzelstrasse. Ai u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit policor.

“Personi i ndaluar rezultoi të ishte një 14-vjeçar nga Kosova. Policia Kantonale e Aargaut e arrestoi përkohësisht nën dyshimin për përfshirje në këtë rast. Hetimet do të përcaktojnë nëse i mituri është përgjegjës për tentativën e vjedhjes me thyerje në banesë”, u tha në njoftimin e Policisë Kantonale të Aargaut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.