
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator me 13 fishekë.
Ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Podujevë 28.04.2026-14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë me një karikator me 13 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.