Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet për deponim të parave të falsifikuara në BQK, nisin hetimet

Gazeta10
29 Prill 2026 - 10:19

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar që lidhet me para të falsifikuara.

Sipas njoftimit, më 23 prill 2026 rreth orës 09:00, një ankues mashkull kosovar ka bërë të ditur se nga biznese të ndryshme janë deponuar dhe dorëzuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) një shumë e të hollave, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, raporton KlanKosova.tv.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

“Prishtinë / 16-23.04.2026 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga biznese të ndryshme janë deponuar dhe dorëzuar në BQK nje shume e te hollave qe dyshohet te jene te falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.