Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe e ka ndaluar një të mitur në Malishevë, i cili dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë.
“Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 28 Shtator 2024, në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast vjedhjeje e rëndë. Ankuesi, shtetas kosovar, ka informuar se person/a të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e xhaxhait të tij, në fshatin Kijevë-Malishevë, dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën pronari kishte leje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas veprimeve hetimore thuhet se Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, një person i mitur shtetas kosovar. Pas intervistimit, i dyshuari thuhet se ka pranuar kryerjen e vjedhjes.
“Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftim.