Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër gjykate, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

Gazeta10
15 August 2025 - 9:09

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar një operacion të befasishëm në pjesën veriore të Prishtinës, ku ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër gjykate për vepra të rënda penale.

I arrestuari është K.D., mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Ai kërkohej për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Operacioni u zhvillua nga njësitet e STP Veriut, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar apo të dënuar për vepra penale.

Pas arrestimit, K.D. është dërguar në mbajtje për 48 orë, në koordinim me prokurorin e rastit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.