Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person që ishte në kërkim për shkak të posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
Arrestimi ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit, në shtëpinë e të dyshuarit 25 vjeçar, në Gërlic të Ferizajt.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej dy ( 2 ) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.