
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një person në Mitrovicë pasi kishte tentuar ta ndalojë taxin me të cilën bashkëshortja e tij me të cilën janë në procedurë divorci, raporton Gazeta10
Në njoftim thuhet se i dyshuari është mashkull kosovar ndërsa viktima është femër shqiptare me nënshtetësi të huaj.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftim i plotë:
“Mitrovicë 08.10.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka tentuar ta ndalojë veturën/taxi me të cilën ishte duke udhëtuar bashkëshortja e tij (me të cilën janë në procedurë divorci) viktima shqiptare shtetase e huaj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”/Gazeta10.