Një qytetar është arrestuar dje në Prishtinë ngase i ka marrë para një gruaje me pretendimet se do ta ndihmojë në marrjen e patentëshoferit.
“Policia e Kosovës, Njësia rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas aplikimit të masave të veçanta ka arritur të siguronte prova relevante, të cilat dëshmojnë se i dyshuari m/kosovar në cilësinë e qytetarit, ka pranuar ryshfet, duke premtuar me qëllim që i njëjti t’i ndihmojë viktimës f/kosovare për proces të marrjes së patentëshoferit. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.