Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasje në tentativë një muaj pas ngjarjes

Gazeta10
16 May 2026 - 10:26

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person për vrasje në tentativë, rast që kishte ngjarë muajin e kaluar.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 16.04.2026 – 03:47. Me 15.05.2026 lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i është sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Në rastin në fjalë ishte raportuar për dy të plagosur që ishin dërguar për trajtim mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor,” thuhej në njoftimin e Policisë muajin e kaluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.