Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet personi që dyshohet se sulmoi me granatë dorë shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Gazeta10
06 September 2023 - 16:55

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se është arrestuar një person me inicialet F.B, që dyshohet se sulmoi me granatë dore shtëpinë e Kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hysenit.

Ai dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. 

“ Prokuroria Themelore në Mitrovicë – njofton opinionin se pas një hetimi intensiv të kësaj prokurorie në bashkëpunim me policinë, është arrestuar personi i dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi I rrezikut të përgjithshëm” etj.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës. Ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.