
Saga më e madhe e afatit kalimtar veror ka marrë fund në ditën e fundit të saj.
Alexander Isak është lojtari i ri i skuadrës së Liverpoolit, pas shumë tentimesh që kishte bërë skuadra, por edhe vetë lojtari për tu bashkuar me “The Reds”.
Sulmuesi suedez do të kalojë në “Anfield” për shumën e 150 milionë eurove, që është shifër rekorde në futbollin britanik.
Isak nuk kishte dalur fare në stërvitje me Neëcastle që një kohë të gjatë, pasi ai donte vetëm kalimin te Liverpooli.
Ndërkohë, Neëcastle nuk dëshironte ta lejonte largimin e lojtarit, por u dorëzua në ditën e fundit të merkatos.
Isak kishte arritur marrëveshje me Liverpoolin që nga korriku, ndërsa ai e donte vetëm kalimin në “Anfield” që nga ajo kohë.
Suedezi zhvilloi 109 paraqitje me Neëcastle United në të gjitha garat, prej të cilave ka arritur të shënojë 62 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime.
25-vjeçari do të jetë në dispozicion të Arne Slot pas pushimit të ndeshjeve me kombëtare, ndërsa padyshim që do të jetë një armë e fortë në qendër të sulmit.
Isak do të zbarkojë më 8 shtator në “Fadil Vokrri”, aty ku Suedia do të jetë mysafire e Kosovës.