
Ilkay Gundogan mund të lëviz nga Manchester City, por jo edhe nga kampionati anglez.
Siç raportohet në mediat angleze, Arsenali ka shprehur interesim konkret për të nënshkruar me të pas përfundimit të këtij edicioni.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që një lojtar i Manchester Cityt kalon tek klubi londinez, pasi Mikel Arteta arriti që të transferoj Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenkon nga kampioni i Premier Leagues në verën e vitit 2022.
Tani thuhet se ai po mendon të bëj një lëvizje për Gundogan, teksa “Gunners” janë të gatshëm të futen në garë për shërbimet e gjermanit pasi të skadojë kontrata e tij me “Qytetarët”.
Për të siguruar nënshkrimin me të Arsenali do të duhej të mposhte konkurrencën e Barcelonës klub ky që poashtu ka shprehur interesim për 32-vjeçarin.
Arsenali janë duke planifikuar një rifreskim të mesfushes, ku përveç Gundogan, ata po synojnë edhe transferimin e Declan Rice dhe Mason Mount, me dyshen që janë afër largimit nga West Ham dhe Chelsea respektivisht.
Arsenal beson se ata janë në gjendje të konkurrojnë për Rice dhe Mount përkundër interesimit të lartë nga ekipet tjera, ndërsa interes për Gundogan është shfaqur për shkak se Granit Xhaka pritet të largohet nga Londra në fund të sezonit.