Liga e Kampionëve vjen sonte me raundin e dytë të fazës së ligës, ku në program janë disa përballje mjaft interesante.
Vëmendja kryesore do të jetë në Londër, aty ku Arsenali dhe Paris Saint-Germaini do të masin forcat.
Këto dy skuadra janë përballur vetëm dy herë më parë në historinë e këtij kompeticioni dhe që të dyja ato përballje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Kampioni i Gjermanisë, Bayer Leverkuseni sonte do të jetë nikoqir i skuadrës së Milanit.
Të dyja këto skuadra po kalojnë në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe sonte kërkojnë triumfin në “Bay Arena”.
Në ndeshjen e parë, Leverkuseni fitoi me rezultat bindës 4-0 kundër Feyernoordit, ndërsa Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli me shifrat 1-3.
Pasi pësoi disfatë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Barcelona para adhuruesve të vet synon fitoren e parë këtë edicion në kompeticionin më prestigjoz të UEFA-s.
“Blaugranët” sonte do të përballen me Young Boys, të cilët po ashtu në ndeshjen e parë pësuan nga Aston Villa.
Fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon do ta kërkojë edhe Machester City, që do të jetë mysafir i Slovan Bratislavës.
Interi në “Giuseppe Meazza” do të përballet me skuadrën e Red Star.
Dortmundi sonte do të synojnë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjermane e pret në “Signal Iduna Park” ekipin e Celticut.
Në Holandë, PSV Eindhoven do të përballet me Sportingun e Lisbonës.
Që të gjitha këto përballje startojnë me fillim nga ora 21:00.