Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali afër transferimit të Moises Caicedos

Gazeta10
05 June 2023 - 14:08

Skuadra e Arsenalit ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin defensiv Moises Caicedo, ka raportuar  “Sky Sports” të hënën.

Mësohet se Caicedo ka refuzuar Chelsean për Arsenalin, ekip që është në negociata me Brightonin për lirimin e tij.

Brightoni po kërkon të paktën 60 milionë euro për ta lënë të lirë ekuadorianin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.

 21-vjeçari tek Arsenali po shihet si zëvendësim i duhur për Granit Xhakën, që pritet të transferohet në Bundesligë gjatë kësaj vere.

Caicedo është pjesë e Brightonit prej vitit 2021 pasi u transferua nga ekipi kolumbian Independiente në vitin 2021 për shumën e 5 milionë eurove.

Performancat e tij të mira kanë zgjuar interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane ku përveç Arsenalit interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Manchester United e Chelsea.

Në 43 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Brightonin, Caicedo ka kontribuar edhe me 1 gol e 1 asistim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.