
Arsenali është shumë afër transferimit të talentit ukrainas, Mykhalo Mudryk.
Sipas raportimeve të fundit, Mudryk ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin dhe kalimi i tij në Londër mund të ndodhë qysh në muajin janar.
Arsenalit tashmë raportohet t’i kenë mbetur vetëm negociatat me skuadrën e Shakhtarit për shumën e transferimit.
Mudryk ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon, si në Superligën e Ukrainës, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i ‘Topçinjëve’, Mikel Arteta, e pëlqen shumë lojtarin dhe e dëshiron atë me çdo kusht në skuadrën e tij.
21-vjeçari ka kontratë me Shakhtar Donetskun deri në verën e vitit 2026.
Këtë sezon, ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar tetë asistime, në 18 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Mudryk debutoi me kombëtaren e Ukrainsës në qershor të këtij viti dhe deri më tani ka zhvilluar tetë ndeshje me kombëtaren.
Përveç Arsenalit, interesim për senzacionin ukrainas ka shprehur edhe ekipi tjetër anglez, Newcastle United.