
Nicolo Zaniolo në afatin kalimtar të janarit pritet t’i japë fund aventurës së tij me Romën.
Kontrata aktuale e Zaniolos me Romën skadon në verën e vitit 2024 dhe ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve për rinovimin e kontratës, dhe më shumë gjasë ai do të largohet nga kryeqyteti italian.
Shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit italian, por së fundmi garës për transferimin e tij i’u është bashkuar edhe Arsenali.
‘Topçinjtë’ janë në kërkim të përforcimit të fazës ofanzive gjatë këtij muaji dhe meqenëse objektivi kryesor i tyre, Mykhaylo Mudryk kaloi te Chelsea, ata janë duke shikuar disa alternativa të tjera.
Zaniolo shihej si njëri nga talentët më premtues të futbollit italian, por lëdnimet e shumta që ai ka pasur kanë ndikuar në formën e tij.
Për largimin e sulmuesit anësor, Roma kërkon rreth 40 milionë euro.
24-vjeçari këtë sezon në Serie A ka zhvilluar 13 ndeshje, prej të cilave ka arritur të shënoj një gol.
Përveç Arsenalit, interesim për shërbimet e Zaniolos kanë shprehur edhe Real Madridi, Tottenhami dhe Newcastle United.