
Sipas raportimeve nga Anglia, Arsenali ka hapur bisedimet me Leicester Cityn për mesfushorin belg, Youri Tielemans.
Të interesuara po ashtu për shërbimet e Tielemans janë edhe skuadrat e Newcastle United dhe Barcelonës.
25-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit, dhe klubi i Arsenal është e interesuar të nënshkruajë me të si transfer i lirë, mirëpo kërkesat e belgut janë të larta.
E interesuar për mesfushorin e Leicester City ishte edhe skuadra e Liverpool, por ata kanë bërë të ditur se belgu nuk është më në radarin e tyre, me arsyetimin se nuk është i lëvizshëm sa duhet me top.
Këtë sezon, Tielemans ka zhvilluar 29 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar një gol e duke dhuruar një asist.
Reprezentuesi i Belgjikës iu bashkua Leicesterit në verën e vitit 2019 nga Monaco për shumën e 45 milionë eurove.