![](https://gazeta10.com/wp-content/themes/kanal10-design/logo/kerkom.png)
Arsenali ka shprehur interesim për mbrojtësin Ronald Araujo, pasi ky i fundit sipas të gjitha gjasave do t’i japë fund rrugëtimit të tij me Barcelonën.
Araujo ka kontratë me ekipin katalan deri në qershor të vitit 2026 dhe nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij te Barcelona dhe është gati për një sfidë të re në karrierë.
Juventusi ka filluar bisedimet me mbrojtësin uruguajan dhe synon transferimin e tij që në janar.
Mediat në Angli raportojnë se edhe Arsenali është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit dhe planifikon t’i bëjë Barcelonës ofertë zyrtare për të.
Araujo ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, dhe palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.
25-vjeçari në verë pësoi një lëndim të rëndë dhe u rikthye në aksion në fund të muajit dhjetor.
Hansi Flick në qendër të mbrojtjes preferon dyshen Cubarsi – Martinez, dhe humbja e vendit startues duket se e ka bërë mbrojtësin që të mendojë për një aventurë të re.