Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Arsenijeviq thotë se ka shumë provokime: S’na lejojnë t’i ndërrojmë flamujt

Gazeta10
30 October 2024 - 21:14

Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën provokime në pjesën veriore, duke shtuar se nuk po u lejohet që t’i ndërrojnë flamujt.  

Ai ka thënë se sipas Kushtetutës, neni 59 obligon qeverinë që t’i mbrojë simbolet e komuniteteve joshumicë.

“Nëse ju duket ky shesh thatë nuk është mirë që është sheshi thatë po i shifni edhe flamujt, nuk na lejojnë që t’i vendosim flamujt e rinj, por nuk na lejojnë as që t’i largojmë. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 59 obligon qeverinë që t’i mbrojë simbolet e komuniteteve joshumicë dhe atë nuk është duke e bërë Qeveria e Kosovës”, tha Arsenijeviq. /Gazeta 10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.